Kryeministri Johnson: Frika jonë më e madhe u bë realitet

24 Shkurt 2022 | 13:27

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi në një dalje televizive të enjten se ajo që të gjithë po i trembeshin “u kthye në realitetet”.

“Frika jonë më e madhe u bë realitet dhe të gjitha paralajmërimet për pushtimin rus rezultuan tragjikisht të përpikta”.

Më herët gjatë ditës Johnson e përshkroi sulmin rus si “një katastrofë për kontinentin tonë” dhe shtoi se do të bisedojë më vonë me liderët botërorë.

Johnson pohoi se kishte biseduar më herët me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky për t’i ofruar ndihmë.

Presidenti rus solli luftën në Europë, tha ai, duke sulmuar një shtet mik pa asnjë provokim apo justifikim të besueshëm.

Civilë të pafajshëm po bombardohen, vazhdoi Johnson, ndërkohë që ka nisur një ofensive e madhe në rrugë detare dhe ajrore.

‘Nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim’

Ky nuk është ndonjë vend i largët që nuk e njohim, tha kryeministri britanik.

Ukraina – shteti i dytë më i madh në Europë – njihet si vend demokratik prej dekadash.

“Nuk mund të lejojmë që pavarësia e tyre të zhduket. Nuk mund dhe nuk do të bëjmë sikur nuk shohim”.

Mbretëria e Bashkuar ishte ndër shtetet e para në Europë që nisi armatime në ndihmë të Ukrainës.

“Sot do të koordinojmë me aleatët një paketë të madhe sanksionesh ekonomike për të penguar ekonominë ruse”, tha Johnson.

Europa duhet të ndalë varësinë ndaj naftës dhe gazit që e ka bërë Putinin kaq të fuqishëm në Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026

Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që mund t’u heqë statusin automatik të mbrojtjes së përkohshme burrave ukrainas në moshë ushtarake që ndodhen në vendet...
17:54 | 07/07/2026