Kryeministri Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trumpit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Janar 2026 | 22:19

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar këtë të mërkurë se vendi i tij nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën. Plenkoviç nuk e zbuloi se pse është marrë ky vendim.

“Pas një analize të plotë, qëndrimi i qeverisë është se aktualisht Kroacia nuk do t’i bashkohet ‘Bordit të Paqes’ për shumë arsye”, u tha Plenkoviç gazetarëve.

Qeveria kroate njoftoi se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën që do të kryesojë Trump. Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.

Bordi i Paqes, themelimi i të cilit u njoftua javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze të Rripit të Gazës.

Megjithatë, ambiciet e saj për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën janë në fakt shumë më të mëdha, gjë që, sipas kritikëve të saj, do ta bënte këtë Bord një rival të Kombeve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026