Kryeministri Rama i cilëson “të padenjë” kandidatët e opozitës në Durrës

12 Mars 2021 | 13:00

Gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Durrësit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes socialiste për integrim, duke i konsideruar kandidatët e opozitës si të padenjë.

Ai i përmendi me emra kandidatët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, të cilët i cilësoi si një “triangolo fatal” për Durrësin.

“Edi Paloka, ky është maksimumi që mund të japë Durrësi për Shqipërinë dhe parlamentin apo me Agron Dukën? Agron Duka shfaqet dhe rishfaqet në listën e  PD me një Partia Agrare, që e mban në garazh dhe ky rri në oborrin e PD. E ka bërë Patinë Agrare si ato makinat me bombë, që rrinë në garazh, dhe po s’u fut në listë, makinë bombë do shkojë dhe do hedhë në erë opozitën, për çfarë?. Si mund të jenë këtë përfaqësuesit. Meqë këtu ne kemi marr goditje pas goditjesh politikisht. Çfarë është ky triangolo që është krijuar midisi Palokës, Gon(Agron) Dukës dhe një trafikanti heroine i kapur dhe i dëbuar nga Zvicra, që tund dy gioshtat atje dhe shfaqet si alternativë, për kë? Një triangolo fatal”, tha Rama.

Pa kursyer ironitë, shefi i qeverisë la të kuptohet se ekipi i opozitës nuk është i duhuri për qytetin bregdetar.

“Kjo është skuadra e Durrësit, që në kemi përballë, pa llogaritur pastaj se ne kemi përballë edhe një ambasadore këtu e Monika Kryemadhit dhe e Petrit Vasili, një amabdadore që vjen drejtpërdrejt nga…nuk e di se ku… dhe kërkon vota në Durrës”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026