Kryeministri Rama në Turqi, takim me Erdogan
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Euronews Albania mëson se takimi do të zhvillohet në orën 14.30 në kompleksin presidencial në Ankara. Takimi i parashikuar është publikuar edhe në faqen e presidencës turke.
Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet midis dy liderëve.
Rama dhe Erdogan kanë miqësi mes tyre. Ndërkohë nuk ka munguar edhe ndihma e Turqisë për procesin e rindërtimit, ku është financuar ndërtimi i 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Së fundmi, Shqipëria pritet të marrë edhe dronë inteligjentë nga Turqia.
“Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun