Kryen 5 vjedhje në Vlorë, arrestohen 3 autorët të pajisur me sende të forta

23 Janar 2025 | 11:39

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Target 6,” duke zbardhur 5 raste të vjedhjes dhe 1 rast të tentativës për vjedhje në qytetin e Vlorës. Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të këtyre ngjarjeve, shtetasit me iniciale K. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç, dhe F. P., 30 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Hetimet tregojnë se autorët, të maskuar dhe të pajisur me dorashka e sende të forta, kanë kryer disa vjedhje të organizuara ndërmjet datave 10-21 janar 2025, konkretisht:

Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro

Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan

Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 mijë lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 mijë lekë në një dyqan

Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 mijë lekë në një market

Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 mijë lekë dhe paketa me cigare në një dyqan

Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar

Policia ka sekuestruar si prova materiale sendet e vjedhura, mjetet e përdorura për krimet dhe veshjet që autorët përdornin për t’u maskuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026