Lëndë narkotike, dhunë dhe vjedhje, arrestohen 5 persona të shpallur në kërkim

22 Janar 2025 | 11:05

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Catch”, duke bërë të mundur arrestimin e pesë personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit është një 27-vjeçar me inciale B. M., i cili ishte në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu, është ndaluar shtetasi me inciale V. P., 61 vjeç, i dënuar me një vit burgim nga Gjykata e Kurbinit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në pranga ra edhe një i mitur me iniciale E. Ll., 17 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për “Vjedhje”.

Policia ka arrestuar gjithashtu një 36 vjeçar me iniciale P. V., 36 vjeç, i dënuar me një muaj burgim për “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Ndërkaq, 24-vjeçari me iniciale N. Th. është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me dy muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026