Kryen 9 grabitje në Tiranë, arrestohen dy të rinj, të dënuar më parë për vjedhje

25 Tetor 2025 | 14:54

Dy të mitur janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Arrestimet e 18-vjeçarit dhe 16-vjeçarit kanë ardhur pasi ata janë autorë të 9 vjedhjeve. Ata mësohet se kishin vjedhur 9 biçikleta dhe motomjete elektrike.

Vjedhjet mësohet se janë kryer në periudhën shtator-tetor të këtij viti. Dy të rinjtë gjithashtu rezultojnë me dënime të mëparshme për vjedhje. Policia po vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer të rinjtë e arrestuar.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Mjetet”. Vodhën 9 biçikleta dhe motomjete elektrike, gjatë muajve shtator-tetor, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre në lagje të ndryshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, u bë e mundur zbardhja e 9 rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor, nga shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia

Situata e tensionuar përpara Parlamentit vijon teksa protestuesit kanë bllokuar rrugën në Bulevardin Zhan D’ark. Protestuesit kanë bllokuar segmentin e Bulevardit “Zhan D’Ark” me koshat...
10:35 | 23/07/2026

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026