Kryepeshkopi Joan lutet për Flamurin dhe popullin shqiptar në meshën e 28 Nëntorit

28 Nëntor 2025 | 17:46

Me rastin e festës së Flamurit, në Kishën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” është mbajtur mesha e veçantë e “Doksologjisë së Flamurit”.

Në fjalën e tij, Kryepeshkopi Joan uroi këtë ditë me mesazhe paqeje dhe dashurie për vendin.

Gjatë shërbesës, ai u lut për bekimin e flamurit kombëtar, mbrojtjen e shtetit dhe mirëqenien e popullit shqiptar, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe historike të kësaj dite.

Teksti i Doksologjisë së Flamurit

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, Ti bekoje Flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe vështirësi; drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen Tënde; dhe na ndihmo të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet dhe gëzim, këtu dhe kudo.
Sepse Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe Ty të dërgojmë lavdinë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, në jetë të jetëve.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026