Kryetari i Partisë Komuniste: Jam vazhdues i veprës së Enver Hoxhës
Kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Çiçollari thotë se është vazhdues i veprës së ish-diktatorit, Enver Hoxha.
Për Euronews Albania, Çiçollari u shpreh se aktualisht, Partia Komuniste e Shqipërisë ka mbi 5000 anëtarë.
Çiçollari nënvizoi se është kundër sistemit kapitalist, që sipas tij, është shtypës dhe shfrytëzues.
“Partia Komuniste, ne komunistët shqiptarë nuk jemi nostalgjikë të Enver Hoxhës. Ne jemi nxënës dhe vazhdues të veprës së tij revolucionare në shërbim të popullit dhe të atdheut. Jemi idealistë, jemi anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, vazhduesit. Ne kemi bindje komuniste dhe këto bindje komuniste janë botëkuptimore. Partia Komuniste e Shqipërisë është partia e klasës punëtore e cila udhëhiqet nga shkenca marksiste-leniniste dhe mësimet e Enver Hoxhës.
Si Parti Komuniste, ne shprehim dhe mbrojmë interesat e klasës punëtore dhe të masave punonjëse. Jemi kundër kapitalizmit, sistemit të vjetër kapitalist, shtypës dhe shfrytëzues. Ka mijëra anëtarë, me dhjetëra, mijëra simpatizantë të cilët po rriten çdo ditë e më shumë si numër. Mbi 5000 anëtarë partie”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë