Kryetari i PD në Shkodër: Berisha nuk e ka dashur zbardhjen e “2 prillit”
Kryetari i Partisë Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amulli tha se Sali Berisha nuk ka dashur ta zbardhë ngjarjen e 2 prillit të vitit 1991.
Bëhet fjalë për ngjarjen ku u vranë në Shkodër, Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Beshanaku dhe Nazmi Kryeziu, të cilët Amulli i ka cilësuar si martirë të demokracisë.
“Të them të drejtën do e filloja nga përvjetori i “2 prillit”, pasi pas 32 vitesh asnjëherë nuk u zbardh ajo që kërkohej nga qytetarët e Shkodrës dhe nga familjarët e dëshmorëve të demokracisë. 32 vite vetëm orvatje me rastin e përvjetorëve, herë kanë ardhur e herë s’kanë ardhur, por asnjëherë nuk u realizua ajo që kërkonin në atë periudhë kohe protestuesit e qytetit tonë.
Masakra e Shkodrës me 4 dëshmorët e demokracisë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur. Për mendimin tim nuk ka pasur vullnet, mua do më vinte turp por të kisha qenë në pozicionin ku ka qenë Berisha dhe pas 32 vitesh të vijë e të marr pjesë në përvjetorin e martirëve, ka qenë neglizhim ose dëshirë që të mos zbardheshin dosjet e këtyre personave”, tha për Eruonews Albania, Xhevdet Amulli.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Do të fshehë aferat e veta”-Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit: Hetoni Yuri Kim
- Nuk arriti të sigurojë investime të reja, kompania e raketave shpall falimentimin
- KSHH: Media mos të kushtëzohet t’i referohet materialeve të regjistruara të partive
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)