KSHH: Media mos të kushtëzohet t’i referohet materialeve të regjistruara të partive

4 Prill 2023 | 17:15

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me anë të një deklarate u ka sugjeruar mediave që të mos detyrohen që gjatë fushatës zgjedhore tu referohen materialeve të prodhuara nga partitë politike të cilat zgjedhin të komunikojnë me votuesit e tyre me mënyra të ndryshme dixhitale si transmetimet direkte në platforma të ndryshme apo edhe podcastet.

Sipas KShH është shumë e rëndësishme që media në këtë periudhë të fushatës së zgjedhjeve të ushtrojë e pavarur shtypin e lirë në monitorim si dhe të japë informacion dhe ide për tema me interes publik.

“KShH vlerëson se, në funksion të plurarizmit mediatik, lirisë editoriale dhe nevojës për të verifikuar informacion gjatë periudhës zgjedhore, është shumë e rëndësishme që media të mos jetë “e detyruar” apo “kushtëzuar” ti referohet përmbajtjes së materialeve të prodhuara nga partitë politike, duke përfshirë këtu filmimet e pararegjistruara, programet e disponueshme në formatet dixhitale që shkarkohen në internet (podcast), apo forma të tjera të transmetimit live që krijojnë një mjedis vetë-censurues, tepër të dëmshëm për lirinë e medias në vendin tonë”,- shkruhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026