Kryevepra e Verdit rikthehet në Tiranë, nën regjinë e mjeshtrit botëror Hugo de Ana
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell për publikun shqiptar një nga kryeveprat më të mëdha të Giuseppe Verdit, “La Traviata”, në një produksion të ri e madhështor nën regjinë e mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana.
Në këtë produksion, historia e Violettës merr jetë përmes një skenografie monumentale dhe një gjuhe vizuale që kapërcen kohën, duke e bërë operën po aq aktuale sot sa edhe në shekullin XIX.
“Violetën e luaj për të 70-ën herë, por ky produksion është i veçantë për mua, sepse është i regjisorit të madh Hugo de Ana. Këto dy javë kanë qenë shumë intensive, por mendoj se ia kemi arritur qëllimit. Mendoj se publiku do ta mirëpresë”, tha Eva Golemi.
Në natën e tretë, në skenë do të ngjitet edhe sopranoja Nina Muho, e cila shprehet e emocionuar për rikthimin në këtë rol.
“Jam shumë e lumtur që do të performoj në shtëpinë time. Gjej rastin të përmend se ky rol, për herë të parë, është interpretuar nga Marie Kraja dhe ndihem e lumtur që sot do të performoj në të”, u shpreh Nina Muho.
Tenori me origjinë nga Kili, Mario Rojas, që ka interpretuar “La Traviata” mbi 100 herë në skena të ndryshme të botës, e konsideron këtë eksperiencë unike.
“Kam bërë çmos që të jem sot këtu. Jam shumë i lumtur të këndoj këtë rol me Suzanën. Jam shumë i lumtur që po këndoj në tokën shqiptare. Kam shumë miq shqiptarë që më kanë mbështetur. Është një nder që jam këtu”, theksoi Mario Rojas.
Arti operistik mbetet një nga mënyrat më të thella për të prekur shpirtin e kohës. Shfaqjet do të mbahen më 26, 27, 28 dhe 29 shtator, në skenën e Operës.
LEXONI GJITHASHTU:
Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave