KSHH: Qytetarët s’kanë interes të mësojnë përdorimin e votimit elektronik

24 Prill 2023 | 15:56

Tre javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale ne Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton disa problematika në parapërgatitjet e procesit zgjedhor që do të zhvillohet më 14 maj. Avokati Erdion Maçolli pohon se në disa qendra votimi nuk janë publikuar listat zgjedhore, duke privuar qytetarët të marrin informacionin se ku janë votues.

“Me informacionet që ne kemi marrë dhe kemi përpunuar kemi arritur të identifikojmë disa problematika, ato lidhen kryesisht me publikimin e listave zgjedhore pasi në disa qendra votimi listat zgjedhore nuk janë publikuar. Në këtë mënyrë zgjedhësit privohen për të marrë informacionin se ku janë votues dhe në ketë mënyre ata rrezikojnë të ushtrojnë në mënyrë aktive të drejtën për të votuar. Disa qendra tjera edhe këtu pranë pallatit të sportit listat e votimit kanë qenë të afishura por janë dëmtuar në një mënyrë të tillë çka i ka bërë ato të paaksesueshme,”-tha Erdion Macolli, avokat Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Më me shqetësim avokati i Komitetit Shqiptar te Helsinkit flet për votimin elektronik, në të cilin numri i qytetarëve që po marrin informacion për mënyrën e te votuarit është shume i ulet.

“Ne me shqetësim ngremë çështjen e informimit të qytetarëve në mënyrën e votimit. Nga informacionet zyrtare që ne kemi marrë në qendrat e instaluara në qytetin e Elbasanit për trajnimin e zgjedhësve, numri i qytetarëve të cilët po ju aksesojmë këto shërbime dhe po informohen mbi mënyrën e votimit elektronik është shumë i ulët,”-tha Erdion Macolli, avokat Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Në Elbasan janë instaluar vetëm tre qendra demostrimi për votimin elektronik ne zonën urbane ndonëse elektronikisht do të votojnë edhe banoret e zonave rurale. Për avokatin Meçolli informimi dhe edukimi i zgjedhësve është detyrim ligjor, ndaj duhet ofruar domosdoshmërish përmes qendrave lëvizëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026