5 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: Pas zgjedhjeve çelim garën
Shumë shpejt në zonën e Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit do të ndërtohen 5 shkolla të reja. Dy prej tyre, të inkorporuara në një kampus të ri arsimor, do të ndërtohen vetëm në Astir. Rreth 10 mijë metra katrorë janë planifikuar për institucionet e reja arsimore.
“Do të kemi dy shkolla të reja: një shkollë e bashkuar, por me hyrje të veçanta, 9-vjeçarja me gjimnazin. Patjetër që Tirana do ketë zhvillim, por më vjen mirë që ky zhvillim ecën bashkë me nevojat e komunitetit. Pasi ka mbaruar pallati privat kjo tokë 9800 metra katror i është kthyer Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare, një gjimnaz të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse dimë ne të ndërtojmë”,-tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë
Rritja e çmimeve ka qënë shkak për shtyrjen e ndërtimin të ketyre shkollave, u shpreh Veliaj. Në një bashkëbisedim me banorët e zonës, ai tregoi me tepër mbi projektin, pjesë e lotit të 5 shkollave të reja në kryeqytet, dy prej të cilave në Kashar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensionet SHBA-Turqi| Biden: Të mos përsëritet më. Çavusoglu: Deklaratë sharlatanësh
- Porositë e Alibeajt për fushatën: Duhet ta përçojmë fjalën derë më derë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen