Kthehet pagesa për hyrjen në muze, turistët e huaj do kompensohen nga agjencitë
Çdo turisti të huaj që ka bërë pagesën paraprake për të vizituar muzeun historik kombëtar do t’i kthehet vlera monetare e paguar.
Agjencitë turistike që operojnë në vendin tonë me guida për turistët e huaj pohojnë së kjo është e vetmja mënyrë për të proceduar pasi mbyllja e muzeut erdhi në mënyrë të papritur. Një biletë për të hyrë në muze ishte 500 lekë.
Numri i turistëve që zbarkojnë në vendin tonë po rritet nga viti në vit, ndërkohë që si alternativa të tjera operatorët kanë menduar muzeun etnografik apo edhe duke i adresuar në privat, pasi jeta kulturore në Tiranë është thuajse e ngrirë.
Mbyllja e Muzeut Historik Kombëtar erdhi si një vendim i shpejtë i pakonsultuar me grupet e interesit duke i vënë ata në vështirësi. Për 4 vite asnjë turist nuk do të njohë më dot historinë e vendit tonë në të gjithë epokat e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Muzeu etnografik në Gjirokastër/ Përcjell vlerat e folkut dhe traditës së qytetit
- Holanda çel muzeun për Holokaustin, Presidenti izraelit pritet me protesta
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij