Ktheu dyqanin e rrobave të së ëmës në depo armësh, kush është i riu i arrestuar

13 Shkurt 2024 | 11:58

Shtetasi Gjergji (Zoto) Dervishaj është personi i cili ra prangat e policisë së Vlorës mesditën e së hënës, pas gjetjes së një baze të armëve dhe municioneve në lagjen “10 korriku”.

Dervishaj po hetohet nga policia mbi dyshimet për prodhimin dhe tregtimin e armëve dhe municioneve luftarake.

31 vjeçari, u arrestua në kushtet e flagrancës në lavazhon në pronësi të tij. Teksa gjatë kontrollit në dyqanin e së ëmës, i cili përdorej për tregtimin e rrobave të përdorura, policia zbuloi një bazë armatimesh.

Policia, dyshon se qëllimi i të riut ka qenë tregtimi i tyre edhe pse nuk e përjashton mundësinë e angazhimit të tij në ngjarje të mundshme kriminale.

Aktualisht, policia po zhvillon ekspertizën balistike të armëve për të kuptuar nëse ndonjë prej tyre mund të jetë përdorur më herët në ngjarje të mëparshme.

31 vjeçari Dervishaj nuk është një person i skeduar më herët, ndërsa rezulton të jetë kushëriri i të riut që mbeti i vdekur në atentatin 3 marsit 2023  në rrugën trasballkanike, Taulant Beqiraj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026