“Ku do vesh ti?”, shfaqja që trajton problemet e përditshmërisë së të rinjve
Në teatrin Andon Zako Çajupi u shfaq komedia “Ku do të vesh ti”. Shfaqja trajton me humor problematikën e të rinjve.
3 aktorë të rinj të qytetit sollën shfaqjen e cila trajton përditshmërinë e familjeve korçare, një origjinalitet i cili i bëri për vete publikun në sallë.
“Ai ishte qëllimi sepse shumica e personazheve që ne interpretuam sot ishin korçare kështu që duke qenë në Korçë e kishim më afër realitetin edhe në të folur në dialekt por e ne problematika që trajtonin. Shfaqja ishte më e gjere sesa kaq sepse nuk qëndronte vetëm në Korçë, nga titulli ishte thirrje që shohim vetëm njerëz që ikin, një sekondë se siç u kthyem ne në Korçë për të bërë shfaqje, ashtu të kthehen dhe mos ngrihen në mëngjes e do thonë do iki”,-tha Franc Bregu.
‘Për mua është herë e parë ky lloj formati, u kënaqa me reagimet e publikut, u kënaqa me të qeshurat, batutat”,-tha Silvio Goskova.
“Shfaqja ishte për tre te rinj qe pavarësisht pengesave që u dilnin përplaseshin me personazhet që ata vet ndërtonin. Unë e falënderoj publikun, shumë i kënaqur me publikun, përballë tyre”,-tha Juxhin Plovishti.
Shfaqja i ka plotësuar pritshmëritë kështu që në ditët në vijim do të zhvendoset dhe në qytete të tjera të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë