“Ku është grupi i strukturuar kriminal” Përplasje në gjyqin e Beqajt, shtyhet seanca
Shtyhet për më 23 janar seanca për dosjen e “Sterilizimit”.
Vendimi për shtyrjen e seancës erdhi pas një debati mes gjykatës dhe mbrojtjes së Ilir Beqajt.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal. Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.
Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër.
Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit