Kujdes! Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për gjobat e automjeteve
Një skemë e re mashtrimi përmes mesazheve SMS është evidentuar nga Policia e Shtetit, duke synuar qytetarët me njoftime të rreme për pagesën e gjobave të automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar, mesazhet paraqiten sikur vijnë nga platforma e-Albania dhe përmbajnë lidhje të falsifikuara, të cilat i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme. Qëllimi i këtyre faqeve është përvetësimi i të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve.
Autoritetet bëjnë me dije se kjo skemë është e ngjashme me rastin e mëparshëm në emër të Posta Shqiptare, për të cilin është depozituar kallëzim pranë strukturave për hetimin e krimeve kibernetike.
Policia thekson se këto mesazhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionet shtetërore dhe i cilëson ato si përpjekje mashtrimi.
Në këtë kuadër, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin disa masa sigurie:
- Të mos klikojnë në linke të dërguara nga numra të panjohur
- Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara
- Të shmangin reagimin ndaj mesazheve që krijojnë ndjesi urgjence
Hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve vijojnë.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës