Kujdes nga temperaturat e larta! Agjencia e Mbrojtjes Civile: Qarqet që rrezikojnë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta sidomos sot dhe nesër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “i lartë” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “i moderuar”. Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
“Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:
-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.
-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.
-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.
Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:
– Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.
– Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e agjencisë.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta