Kujt po i shërben Celibashi? Sekretari ligjor i PD hedh akuza të forta
Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, tha se për sa i përket regjistrimit të PD-së në zgjedhje, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është në shkelje të ligjit.
I ftuar në Euronews Albania, Sefa tha se Ilirjan Celibashi ka vonuar me tre ditë marrjen e një vendimi, duke bërë kështu që për Partinë Demokratike të kalojë afati kur ajo mund të futej në koalicione për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit.
“Komisioneri e ka bërë të qartë rolin e tij në gjithë këtë proces. Po e arrin qëllimin të vonojë Partinë Demokratike. Arsyen dhe qëllimin se pse po e bën këtë. Edhe nga vendimi i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve u pa qartë, që komisioneri është në shkelje të ligjit. Duhet të dilte me një vendim në orën 10 të datës 11.
Sot jemi në datën 14 jemi tre ditë me vonesë nga momenti që duhet të dilte një vendimmarrje. Kur doli KAS-i komisioneri duhet të dilte menjëherë me një vendimmarrje”, – tha Indrit Sefa.
I pyetur se kujt po i shërben Ilirjan Celibashi, sekretari ligjor i Partisë Demokratike, u shpreh vetëm se asnjë organ që ka në qendër zbatueshmërinë e ligjit nuk mund të lërë jashtë zgjedhjeve Partinë Demokratike.
“Këtu kemi një politikë 30-vjeçare e cila ka në themel të saj të gjithë historinë me marrëdhënien e Partisë Demokratike. Po ajo do regjistrohet deri brenda ditës së enjte. Nuk ka asnjë organ që ka në qendër zbatueshmërinë e ligjit të marrë një vendim që të mos rregjistrojë Partinë Demokratike”,-tha Indrit Sefa për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve