Kujtesa e qytetit përmes artit dramtik, hapet ekspozitë për teatrin e Elbasanit

5 Tetor 2025 | 20:17

“Kujtesa e qytetit përmes artit dramatik” titullohet eskpozita e çelur në Bibliotekën “Qemal Baholli”. Studiuesi Fetah Biza sjell për publikun një homazh për historinë teatrore të Elbasanit nga viti 1917 deri në 1944.

 “Kemi hapur një ekspozitë për jetën kulturore të qytetit të Elbasanit, të cilën e kemi mbledhur në vitet 1917–1944. Kuptohet që është një periudhë shumë e largët; duke e marrë nga literatura e bibliotekës, kemi shfletuar të gjithë gazetat e saj. Do të mbetet si gur themeli për historikun e teatrit të Elbasanit.”- shprehet Fetah Biza, studiues.

Ekspozita nderon figurat që i dhanë jetë skenës me 64 premiera teatrore, të realizuara nga regjisorë, dramaturgë dhe mësues të pasionuar.

 “Kjo iniciativë ka të bëjë me jetën e babait tim, i cili edhe ai gjatë asaj periudhe ka punuar si aktor, ka mbajtur arkivën e teatrit ‘Skampa’, e ka rregulluar dhe e ka çuar deri në njëfarë stadi, dhe më pas ajo pati prishjet e veta. Unë do të mundohem që arkivën e Elbasanit, arkivën e teatrit ‘Skampa’, ta ndaj në tre periudha: pas vitit 1944 (periudha e rilindjes), periudha e realizmit deri në 1962, dhe nga 1962 deri sot, që është periudha e teatrit profesionist.” -shprehet Fetah Biza, studiues

Ekspozita vjen si një homazh për teatrin e Elbasanit dhe një kontribut në ruajtjen e kujtesës kulturore të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026