Kuleba: Lufta do dukej ndryshe nëse Ukraina do armatosej më shpejt
Në një intervistë në Kiev, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë do t’i kishin siguruar armët Kievit të cilat i kërkoi në muajt e para të pushtimit rus, mijëra jetë mund të ishin shpëtuar.
“Partnerët tanë hezituan. Por nëse do të kishim dëgjuar që në fillim për të gjitha armët që duhet të marrim, nëse nuk do të duhej të kalonim orë e ditë për t’u shpjeguar partnerëve në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara pse na duhet konkretisht kjo armë dhe jo. një tjetër, ne do t’i kishim marrë të gjitha këto armë deri tani”, tha Kuleba.
Homologët e tij i kanë deklaruar ministrit të jashtëm se nëse ata do dërgonin armët e avancuara të cilat i kishte kërkuar Ukraina, do të duheshin javë ose muaj për t’i trajtuar ushtarët e tyre të cilat ishin me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Ai shtoi se do të kishin trajnuar të gjithë ushtarët ukrainas që situate në terren të ishte më ndryshe dhe më mirë.
“Ne do të kishim trajnuar të gjithë njerëzit dhe situata në terren do të ishte shumë më ndryshe, do të kishte qenë shumë më mirë. Këtu të gjithë ne humbëm kohë dhe e lejuam Putinin të fitonte atë që nuk duhej të kishte”, tha Kuleba.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920