Kultivim droge në Fier, AMP ekzekuton urdhrin e Prokurorisë për 2 policë e 4 persona
Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, për dy punonjës të policisë dhe katër persona të tjerë, në lidhje me kultivim të lëndëve narkotike.
Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se ekzekutimi i masave të sigurisë, u krye pasi më 20 qershor të këtij viti, janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli.
Policët e arrestuar janë shtetasit, S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier dhe R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, pasi kanë shpërdoruar detyrën.
Ndërkohë, katër personat e tjerë të cilët kanë rënë në pranga janë shtetasit S. G., V.G, R.B, E.Q. Ky i fundit është shpallur në kërkim pasu nuk u gjet në banesë.
Të katër shtetasit, akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet