Kultivimi i kanabisit, Shqipëria e 6-a në Evropë; e dyta për trafikimin
Shqipëria renditet e gjashta në Evropë si vendi që kultivon më shumë lëndë narkotike të llojit kanabis. Kështu thuhet në raportin vjetor të OKB-së për drogën dhe krimin.
Përpara vendit tonë janë Holanda, e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Belgjika.
Në bazë të renditjes së pasqyruar në dokumentin e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria lë pas Federatën Ruse dhe Ukrainën.
Sidoqoftë, vendi ynë renditet i dyti në Evropë, pas Holandës, sa i takon trafikut të bimës së kanabisit, që nga nisja si vend origjine edhe tranzit.
Për shkak të vendeve të shumta ku prodhohet, kanabisi mbetet një lëndë narkotike që konsumohet në nivel rajonal e që transportohet më tepër në rrugë tokësore se sa ajrore dhe detare.
Në Evropë shumica e kanabisit konsumohet në pjesën veriore të kontinentit të vjetër.
Ndërkohë, prodhuesit kryesorë të kanabisit në botë mbeten Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga vendet e Amerikës së Jugut; më pas vijnë vendet afrikane të udhëhequra nga Maroku dhe pas Evropës vijnë vendet aziatike.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut