Kultivonte kanabis në oborrin e banesës së tij, arrestohet një person në Gjirokastër
Një shtetas në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa në oborrin e banesës së tij.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se i arrestuari ka qenë me precedent të mëparshëm penal për ‘armëmbajtje pa leje’.
Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Kontrolle intensive të territorit, në kuadër të planeve operacionale kombëtare të koduara “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga 1 shtetas që kishte kultivuar bimë cannabis sativa, në oborrin e banesës së tij, në lagjen “SMT”, si dhe posedonte 2 kg cannabis sativa, në banesë.
I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.
Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në lagjen “SMT”. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., banues në lagjen “SMT”, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.
Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë