Qeveria liberalizon sistemin e vizave turistike për 8 vende

20 Prill 2022 | 19:34

Qeveria liberalizon sistemin e vizave turistike për 8 vende. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në një deklaratë për mediat, Kumbaro bëri me dije se ky vendim hyn në fuqi nga dita e nesërme dhe vlen deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Sot qeveria shqiptare mori një vendim për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për 8 vende që do e përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turistike por dhe lejohet aplikimi online. I përgjigjemi një kërkese që ka qenë insistuese nga ana e operatorëve turistikë dhe hotelerive”, tha Kumbaro.

Ministrja tha se një tjetër kërkesë e bizneseve dhe operatorëve turistikë, është heqja e “green pass” në kufi dhe se kjo do të diskutohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

“U diskutua rishikimi i sistemit të green pass, detyrimit për të treguar në Shqipëri vaksinën kundër covidit. Presim që Komiteti Teknik i Ekspertëve ta marrë së shpejti në konsideratë, për ta hequr në muajin maj”, u shpreh ministrja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026