Kundërshtoi me dhunë efektivët në Tiranë, polici plagos rivalin e Aldo Bares

10 Prill 2020 | 10:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një efektiv policie ka plagosur një shtetas, i cili ishte i armatosur dhe nuk i është bindur urdhrit të efektivëve.

Nga të dhënat paraprake, gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporton se personi, që mbeti i plagosur në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë është shtetasi Orges Bilbili, person ky me një rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i kërkuar nga policia për disa vrasje të kryera në qytetin e Lushnjës. Fillimisht një patrullë e efektivëve “Shqiponja” ka ndjekur qytetarin që mbeti i plagosur duke i kërkuar autorizimin për daljen në rrugë, por kjo kërkesë ka hasur në refuzimin e të shumëkërkuarit për vrasje.

Pas ndalimit, Orges Bilbili ka bërë disa lëvizje të çuditshme duke futur dorën në një çantë, brenda së cilës kishte një armë. Pasi ka nxjerrë armën nga çanta, agresori nuk i është bindur policisë dhe ka shtënë në ajër, ndërsa efektivi i policisë ka reaguar direkt duke e plagosur në këmbë.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një tjetër qytetar. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikur për jetën. Kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ai ka folur edhe për mediat, ndërsa ka thënë se efektivi i patrullës “Shqiponja” ka vepruar sipas rregullores.

Orges Bilbili njihet edhe si rival i bandës së Aldo Bares. Ai ka qenë i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen e 2016 që njihet ndryshe si “Masakra e Lushnjës”, ku mbetën të vrarë dy qytetarë në mes të Lushnjës. Gjithashtu, ka dyshime të forta se shtetasi Orges Bilbili është i përfshirë në vrasje të tjera në Lushnjë. Ai përshkruhet në skedarët e policisë si person shumë i rrezikshëm, ndërsa FNSH-ja ka dështuar disa herë për ta arrestuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026