Kur diktaturat i tremben karikaturave, seminar me karikaturistin holandez në Tiranë
Një trajnim për karikaturat politike është mbajtur në Tiranë në kuadër të javës së kulturës së Holandës.
Duke e parë satirën pamore si një mënyrë shumë të fuqishme për t’i mbajtur ata që janë në pushtet përgjegjës, trajnimi ka për qëllim që të ekspozojë padrejtësinë e korrupsionin dhe për të vënë në dukje atë që nuk është në rregull në shoqëri.
Në këtë seminar u vu në dukje fuqia e këtij zhanri në mbarë botën, ku karikaturistët ende futen në burg nga diktatorët që i frikësohen fuqisë së lapsit.
I ftuar ishte Tjeerd Royaards, një karikaturist holandez i vlerësuar me disa çmime.
“Do të tregoj mendimet e mia mbi karikaturat politike, në përpjekje për të sfiduar pjesëmarrësit e tjerë në workshop që do të krijojnë vetë një karikaturë të tillë dhe shpresoj që në përfundim çdo person i pranishëm të ketë një ide për vlerën e shtuar që një karikaturë ka në demokraci, për debatin publik dhe për arsyet përse në disa vende të botës kemi diktatorë që qeverisin dhe karikaturistët janë ndër të parët njerëz që përfundojnë në burg. Ndaj kjo ka të bëjë me tregimin e vlerës së shtuar të fuqisë së karikaturave”, tha Tjeerd Royaards, karikaturist.
Tjeerd i ftoi të pranishmit dhe studentët të njohin metodën e tij të punës, për të zbuluar se si metaforat dhe simbolet, kompozimi dhe stili, koha dhe teksti luajnë të gjitha rol për një krijim me ndikim maksimal.
Duke përdorur shembuj ndërkombëtarë, historikë dhe aktualë aktiviteti pati mbështetje vendase ndërsa të pranishmit provuan tu japin formë ideve të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë