Kur mund të hyjë Shqipëria në BE? Rama: Nuk kërkon patentë, kur nuk di makinën
Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë këtë të hënë në Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama u pyet nga gazetarët danezë se kur mund të jetë koha e mundshme e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama tha se procesi do të varet nga sa shpejt mund të mësojë Shqipëria dhe të hap kapitujt e negociatave.
“Në gjithë procesin e integrimit, njëra rrugë është rruga e Brukseli dhe ndërveprimnit të grupeve të punës dhe rruga tjetër e mbështetjes së këtij procesi përmes takimeve bilaterale për të marrë eksperiencën dhe dijen e nevojshme.
Do të varet shumë prej nesh. Nëse jemi nxënës të mirë dhe mësojmë shpejt, kjo do ta përshpejtojë procesin. Por do të varet dhe nga vendimarrja e Bashkimit Evropian e cila nuk është vetëm teknike, por është edhe politike.
Unë mendoj se nuk mund të kërkosh patent kur nuk di si t’i japësh një makine, pasi në fund do të ktheht kundër nesh. Ky proces është për brezat tanë të ardhshëm dhe duhet ta bëjmë siç duhet edhe pse mund të kërkojë shumë më tepër kohë”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili