Kur mund të rikthehet Lulzim Basha në politikën aktive? Gazetari jep detaje
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se Lulzim Basha mund të rikthehet në politikën aktive, në momentin që do duhet të kryhet regjistrimi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas Hoxhës, është e nevojshme që Basha të vendosë firmën e tij, pasi ai ende njuhet në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.
“Se kur do të rikthehet dhe si do të rikthehet, atë e di vetëm zoti Basha dhe është një dilemë. Nëse mund të cilësohet një rikthim i zotit Basha, mund të quajmë momentin kur të dorëzohet kërkesa zyrtare për regjistrimin e Partisë Demokratike, pasi në atë moment, do të jetë e nevojshme firma e zotit Basha, ose firma e një personi që ai do të delegojë për të gjetur të gjitha hallkat e procesit ligjor në KQZ-në, por edhe në organet e tjera përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve.
Kjo datë mund të cilësohet si momenti i rikthimit të Bashës. Në atë moment, do duhet firma e tij si kryetar i Partisë Demokratike, që njihet në gjykatë dhe ligjërisht. Sa i takon rikthimit politik, do duhet të pritet se cili do të jetë aktiviteti i zotit Basha “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Ultimatumi i Spartak Brahos: Berisha i marrë! Ta bëjë provë të bëjë revolucion!
- “Korruptimi i agjentit të FBI nga Rama”, Meta: Cenoi sigurinë kombëtare e të NATO-së
- “Rama është nisur te padrinoja”- Berisha: Shqipëria do shpërthejë nga fuqia qytetare
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit