“Kur nëna humb djalin”, dhimbja dhe forca e Flutura Açkës në një rrëfim të rrallë

13 Korrik 2025 | 18:44

Në këtë episod të “PROFIL” me gazetaren Greta Topjana, sjellim historinë e shkrimtares dhe politikanes Flutura Açka, një gruaje që e filloi karrierën larg pasionit të saj për letërsinë… si ekonomiste në thertore gjatë komunizmit.

Ky është një rrëfim pa filtra, i mbushur me emocione, ku ajo foli edhe për historinë e dhimbshme të ndarjes nga jeta të djalit të saj 18-vjeçar, i prekur nga një sëmundje e rëndë:

“Djali lindi në Holandë në vitin 2000, e solla dhe e rrita 11 vite në Shqipëri sepse doja që im bir ta lexonte veprën time në shqip. Momentet para se ta merrja vesh për sëmundjen, prisja që djali të vinte bashkë me bashkëshortin në Shqipëri. Presidenti më kishte dhënë titullin ‘Mjeshtre e Madhe’ dhe do organizohej një ceremoni ku do merrnin pjesë të ftuarit. Më thanë se kishte një kokërr të vogël dhe do takohej doktori. Djali erdhi më pas dhe e pashë pak të prekur dhe të largët, kishte filluar të shqetësohej brenda, edhe pse deri atëherë nuk dinim asgjë. Ferri nisi në janarin e vitit 2017 dhe deri më 5 maj 2018 ishte një ferr nëpër spitale. E kam përshkruar me detaje dhe, ashtu siç e kam mbajtur mend, kanë qenë muajt e zi. Romani ka ngjashmëri me atë zi, por pak a shumë detajet e asaj mbijetese, ndarjeje, humbjeje dhe thyerjeje – ose mbase edhe një mbyllje – janë në libër.  Duket se disa gjëra mi ka fshehur për të mos më shqetësuar. Shkonte në konsulta me të atin dhe gjëra ekstreme më ka fshehur që të mos më shqetësonte, ndërkohë që unë isha ajo që po shqetësohesha. Thashë me vete: çdo sekondë është e çmuar dhe nuk duhet ta shpërdorosh. Je se u bëra e bëra e fortë, por vendosa ta mbështes,” thotë Açka.

“Kam pengun e rinisë së tij ose të asaj që tha vetë që donte të provohej”, thotë, e përlotur, shkrimtarja.

“Djemtë kanë një lloj dobësie ndaj nënës, djali më thoshte “Flutneshë”, marrë shkas nga fjala burrneshë”, thotë ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026

Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global

Këngëtarja kanadeze Celine Dion vazhdon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila...
17:54 | 23/06/2026

Ben Blushi shpallet “Autori iVitit” në Panairin e Librit nëPrishtinë

Shkrimtari i njohur Ben Blushi është nderuar me çmimin special si “Autori i Vitit” për romanin e tij “Jam Mysliman”, në Panairin e Librit në...
19:57 | 21/06/2026