Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

3 Maj 2024 | 15:21

Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Açka theksoi se në ditën ndërkombëtare të medias numri një i qeverisë është personi i fundit që mund të bëjë moral për lirinë e fjalës.

Mes tjerash ajo thekson se gazetarët nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur,  paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë e tyre janë të pasiguruar,  diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden.

Postimi i plotë:

Zoti Kryeministër,

Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.

Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Gazetarët shqiptarë:

– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur

– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar

– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden

– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike

– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave

– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve

– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë

– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026