English

Kursim në xhami e kisha, apel për energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Maqedonia e Veriut vazhdon të urdhërojë institucionet dhe rekomandojë qytetarët e sektorin privat për kursimin e energjisë elektrike.

- Advertisement -

Për shkak të mungesave të paralajmëruara, Ministria e Ekonomisë sot ka filluar me takimet e njëpasnjëshme me përfaqësues të komuniteteve fetare duke ju rekomanduar që të përdorin energjinë elektrike vetëm kur është domosdoshme.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu tha se do të fillojnë të krijojnë strategji kursimi për rreth 700 xhamitë gjithandej vendit por kërkoi bashkëpunim nga besimtarët.

“Ne nëpër xhamitë tona duke e ditur se ndonjëherë harxhohet shumë rrymë, do shkojmë vetëm aty ku ka nevojë. Për shembull vetëm një pjesë e xhamisë nxehet edhe atë e bëjmë në mënyrë automatike, që ajo të ndizet 5 minuta para lutjes , deri 10 minuta pas mbarimit të lutjeve nëpër xhami. Domethënë kur ta organizojmë si duhet as një orë nuk do të harxhohet nëpër objektet fetare,” – u shpreh Fetahu.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret që të ketë shfrytëzim racional të energjisë edhe nga institucionet shtetërore dhe publike si garanci për një dimër të lehtë, edhe pse është i sigurt se në bashkëpunim me shtetet fqinjë, nuk do të kemi mungesa.

“Ne bëjmë përgatitjet e duhura që tu dalim në ndihmë të gjitha institucioneve, aty ku mundemi, varësisht nga kapaciteti me të cilin do të disponojmë, jemi në kontakt edhe me shtetet fqinjë. Por sigurisht që një ndihmë, një porosi e tillë është shumë e rëndësishme për shoqërinë, për shtetin,” – deklaroi Bekteshi.

Në Maqedoninë e Veriut ka edhe mbi 1800 kisha që i viziton komuniteti ortodoks, që po ashtu do të rekomandohen për kursim. Në fillim të tetorit do të dalin edhe rezultatet e para nga kursimi i detyruar i energjisë elektrike nëpër institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publik që duhej të reduktonin harxhimet e tyre me të paktën 5 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?