Kurti i cilëson provokuese deklaratat e Petkoviç për Asosacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, janë deklarata nxitëse dhe nuk i kontribuojnë ligjit dhe shtetit të Kosovës, shkruan REL.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, deklaroi më 30 korrik se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës do të nisin me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave serbe dhe reciprocitetin mbi dokumentet e identifikimit të Serbisë.
Gjatë konferencës për media në Prishtinë më 31 korrik, Kurti tha se qytetarët serbë në Kosovë nuk po i kërkojnë që ta zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asociacionin, ndërkaq më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociaicionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar