Zbardhet flaja e Kurtit në Samit: Kosova kërcënohet me pushtim, të ndëshkohet Serbia
Procesin e Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij të mbajtur këtë të hënë në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”, theksoi domosdoshmërinë që akti i 24 shtatorit të ndëshkohet.
Ai tha se autorët e sulmit terrorist kundër Kosovës ku mbeti i vrarë edhe një efektiv policie, ende po qarkullojnë të lirë në Serbi.
Ai tha se nga kontrollet e bëra janë konfiskuar 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak ndërsa shtoi se në dy vitet e fundit, Serbia e ka çuar në kufirin me Kosovën katër herë ushtrinë e saj.
“Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë.
Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”,-tha Kurti.
Më poshtë fjalimi i plotë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
I dashur Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama,
I dashur Kancelari Scholz,
E dashur Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
I dashur President i Këshillit Evropian, Charles Michel
Kolegë kryeministra dhe presidentë,
Është më vend që Samiti i Procesit të Berlinit, i themeluar për të rritur bashkëpunimin dhe për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor – po mbahet në Tiranë. Falënderoj kryeministrin Rama dhe kancelarin Scholz për organizimin e këtij samiti.
Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.
Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë.
Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë