Kurti-Osmani pas takimit me Blinken: SHBA do dialog me njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur të dobishëm për raportet me SHBA-në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Uashington.
Në një deklarim për media pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Kurti tha se Kosova është një rrëfim suksesi, shkruan KosovaPress.
“Takimi ishte shumë i dobishëm për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Ne treguam se si Kosova është rrëfim suksesi, së pari i punës së popullit dhe ndërhyrjes së NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe së dyti histori suksesi zhvillimi i demokracisë dhe ekonomisë. Shteti jo i madh i Kosovës është shembull i madh se ekonomia dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë. Kërkuam shtimin e investimeve amerikane në Kosovë dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka thënë Kurti.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka thënë se qëndrimi amerikan sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel është që ky proces të përfundojë me njohje reciproke, gjë e cila u konfirmua edhe gjatë takimit me sekretarin Blinken.
“Kosova nuk ka pasur partner më të fuqishëm se sa SHBA. Pa përkrahjen e SHBA-së nuk kemi mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare. Kemi biseduar për mënyrën se si Kosova fuqizohet në arenën ndërkombëtare. Diskutuam se sa e rëndësishme është që Kosova të jetë në NATO. Diskutuam edhe për rolin konstruktiv që Kosova po luan në dialogun me Serbinë. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial gjithmonë, kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Sikurse Biden, edhe Blinken kanë qenë të qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë Osmani.
Takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti është i pari i këtij formati në Departamentin e Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
- 12:31 Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë