Kurti refuzon ofertën e Vuçiçit për shkëmbimin e qymyrit me energjie

9 Qershor 2022 | 18:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ofertën e presidentit serb, Aleksandër Vuçic për shkëmbin e qymyrit me energji elektrike. Kurti tha se kjo ofertë vjen në kuadër të dështimit të përpjekjeve për shkëmbim territori.

“Kjo është një përpjekje e presidentit autoritar të Serbisë që të kalojë nga projekti i dështuar i shkëmbimit të territoreve, në këtë të shkëmbimit të qymyrit. Pra në vend të territorit të Kosovës, po kërkon qymyr nga Kosova, por ai duhet që të njoh pavarësinë e Kosovës, t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë dhe duhet të distancohet nga presidenti despotik, Putin, përveçse nga Millosheviçi, ministër i të cilit ka qenë atëherë” , theksoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka përsëritur qëndrimin e tij kundër iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, duke thënë se nevojitet trajtim i barabartë për të 6 vendet.

“SHBA e kanë thënë shumë qartë se pa qenë gjashtë shtetet aty, nuk ka themelim të ashtuquajturit “Ballkan të Hapur”. Ballkani është i hapur ndaj Bashkimit Evropian, duhet të jetë plotësisht i hapur edhe ndaj NATO-s”, u shpreh ai.

Duke komentuar vizitë e nesërme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë, Kurti tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

Nga Ohri, ku mori pjesë në Samitin e ‘Open Balkan’, Vuçiç tha se Beogradi ishte i gatshëm për një marrëveshje me Prishtinën për t’i ofruar energji elektrike në shkëmbim të qymyrit.

“Jemi të gatshëm për t’i ofrojmë Prishtinës energji elektrike në këmbim të qymyrit cilësor. Për ne nuk ka asnjë problem, jemi gati edhe të paguajmë me para”, tha presidenti serb.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026