Kurti shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare, reagon Vuçiç

10 Shkurt 2025 | 07:13

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka fituar të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit.

“Presim ende rezultate nga Serbica, por aty kanë dalë gjithsej 143 serbë. Dhe rezultatet janë të qarta, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet e mundshme. Urime popullit serb në Kosovë e Metohi. Këto rezultate janë pothuajse të pabesueshme veçanërisht kur kemi parasysh se çfarë ka bërë Kurti për të shkatërruar popullin serb dhe Listën Serbe. Gjithçka që shumë të huaj bërën për të shkatërruar Listën Serbe, fshehtas dhe publikisht duke ndihmuar gjithë të tjerët kundër përfaqësueses më të fortë sërbe”, ka thënë Vuçiç në videomesazh të filmuar nga Zyra për K&M.

Ai uroi Listën Serbe dhe theksoi se është pakufishëm mirënjohës popullit serb.

“Kjo dhe për mua është besim i madh. Lista Serbe mori pa Serbicën dhe pa personat e zhvendosur në brendësi, 38. 533 vota ndërsa pasohet nga 3.217 vota. Sipas kësaj është tërësisht e qartë që Lista Serbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit”, ka thënë Vuçiç.

Ky i fundit kujtoi se Albin Kurti “deri më dje, festonte shembjen në Beograd”.

“Kam frikë se tashmë duhet të kujdeset më shumë për veten dhe ekzistencës së tij në pushtet. Faleminderit popullit serb në Kosovë e Metohi për këtë besim, dashuri dhe mirëbesim. Gjithçka që mund t’ju them Kosova është Serbi dhe ju dua jashtëzakonisht”, ka thënë Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026