Kurti takim urgjent me krerët e opozitës, i përgjigjet vetëm PDK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar kryetarët e partive opozitare në një takim për ditën e sotme.
Në letrën që Kurti ua ka drejtuar shefave të grupeve parlamentare të partive, thuhet se në këtë takim do të diskutohet për përmbushjen e agjendës së mbetur legjislative dhe ka shtuar se pret përgjigje pozitive. Pozitivisht ftesës së Kurtit i është përgjigjur vetëm PDK.
Kryeministri Albin Kurti do të presë sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar si të vonuar përpjekjen e Kurtit për të gjetur një klimë bashkëpunimi.
Për çështjen e ngritur në letër lidhur me përmbushjen e agjendës legjislative, Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësuesit politik i japin qëndrimet.
Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se tema për të cilën i ka ftuar Kurti, bie në përgjegjësin e shefave të Grupeve Parlamentare, teksa shtoi se nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë çështjen mund ta trajtojnë në kohë tjetër.
“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Besnik Tahiri i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegjiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejtë në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre. Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një momentum tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”, thuhet në letrën e Haradinajt.
Pas përgjigjeve që mori, Kurti tha se ka menduar që është më së miri që të takohen të gjithë së bashku.
“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët e muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për televizionin lokal të Prizrenit Tv Besa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane