Kurti takohet me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë

21 Nëntor 2023 | 16:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesit e komunitetit kroat në Kosovë më 21 nëntor.

Sipas njoftimit, përfaqësuesit e komunitetit kroat thanë se kanë nevojë për mbështetje infrastrukturore në Janjevë, fshat në komunën e Lipjanit ku përveç kroatëve, jetojnë edhe shqiptarë, turq dhe romë.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Në Janjevë, viteve të fundit janë larguar shumë pjesëtarë të komunitetit kroat. Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se në këtë fshat, që dikur ishte qendër zejtare dhe tregtare, tashmë ka shtëpi boshe për shkak të migrimit të popullsisë.

Në fillim të viteve ‘90, në Janjevë ishin gati 5.000 kroatë dhe sot jetojnë 150 prej tyre.

Në takim, përfaqësuesit e komunitetit kroat dhe ata të ekzekutivit kanë diskutuar edhe për punën e Qeverisë në zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve “në mënyrë që komunitetet joshumicë të kenë qasje në komunikimet prej qeverisë”.

Sipas ligjeve në Kosovë, komunitetet joshumicë, gjuha e të cilëve nuk është zyrtare, mund të përdorin gjuhën e tyre amtare në lokalitetet ku ata janë shumica e popullsisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe.

Por, komuniteti kroat nuk njihet me Kushtetutën e Kosovës, që do të thotë se pjesëtarët e tij nuk kanë të drejta të garantuara si komunitetet tjera pakicë dhe as përfaqësues të tyre në institucione./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026