Kurti të dorëhiqet pasi shkeli vendimin për reciprocitetin, thotë Baton Haxhiu

1 Gusht 2022 | 21:34

Për analistin Baton Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet së paku të japë dorëheqjen, pasi shkeli vendimin për reciprocitetin me Serbinë, brenda 24 orëve nga fillimi i tensioneve në veri.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Kurti nuk mund të vendosë në emër të popullit të Kosovës dhe më pas ta shkelë vendimin.

“Nëse merr vendim, atëherë ti je shtet dhe duhet ta ruash sovranitetin dhe vendimet e një shteti. Nuk mundesh sot të vendosesh në emër të popullit të Kosovës dhe pastaj pas një kohe të vendosësh se ai vendim ishte i gabuar ose i shpejtë.

Brenda 24 orëve e shkel vendimn e vetë, një kryeministër duhet të ikë nga posti i tij nëse është kaq i papërgjeshme. Dorëheqja është më e pakta që duhet ta bëjë një kryeministër i tillë. Të kërkonte falje dhe ta çonte vendin në zgjedhje”, theksoi ai.

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, duke filluar më 1 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)

Qytetarë të shumë, aktivistë dhe emigrantë nga diaspora janë bashkuar këtë të shtunë në ditën e 21-të të protestës. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të...
19:28 | 20/06/2026

Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur thuajse tërësisht këtë të shtunë në autostradën Durrës–Tiranë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime....
19:12 | 20/06/2026

Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve dhe aktivistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë ka nisur më herët se sa ishte parashikuar, ndërsa protestuesve u janë bashkuar...
19:06 | 20/06/2026