Kurti thotë se po punohet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

15 Mars 2022 | 17:22

Kosova po punon për një zgjidhje për serbet e Kosovës që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në Kosovë.

Kështu bëri me dije kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën, ku njoftoi se për këtë çështje po bisedon me ambasadat e Kuintit dhe të Bashkimit Evropian.

Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania.

Kurti ka thënë se Kosova synon që të mos shkelen të drejtat e serbëve, por edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës.

“Konsiderojmë që në njërën anë, nuk duhet t’iu pamundësojmë serbëve në Kosovë, që e kanë përveçse nënshtetësinë e Kosovës edhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër, kushtetushmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e Kuvendit neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhjeje që do të marrim në të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Vendet e Kuintit dhe BE e nuk e pritën mirë vendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë referendum. Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik.

Më 14 mars, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, nëse Beogradi zyrtar i dërgon kërkesë Qeverisë së Kosovës.

Në vizitën në Kosovë gjatë javës së kaluar, ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë mënyra që të mbahen zgjedhjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026