Kurti uron Vitin e Ri: I nderuar për besimin që më keni dhënë! Jam zotuar para jush për siguri dhe begati
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.
Kurti premtoi për formim të qeverisë së re “pa humbur kohë” duke thënë se do të bëhet “miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përmballje me inflacionin…etj”.
Kurti foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.
“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, është shprehur Kurti.
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”, ka shkruar ai nder te tjera.
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit