Kurti: Vuçiç nuk distancohet as nga Millosheviçi, as nga Putini
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk distancohet as nga Millosheviçi e as nga Putini.
Pas darkës jozyrtare të shtruar në Berlin, ku i pranishëm ishte edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti bëri të ditur po ashtu se takimi i radhës nuk do të jetë në nivel liderësh, por kryenegociatorësh.
Në një deklaratë për RTK-në, kreu i ekzekutivit theksoi se qëndrimet e Vuçiçit janë të vjetra.
“Qëndrimet e presidentit të fqinjit tonë verior janë të vjetra dhe insistimi im është natyrisht për një marrëveshje që natyrisht është e obligueshme, normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Mirëpo në këtë aspekt, nuk mund të them se ka përparim. Pra, nuk ka distancim nga Millosheviçi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.
Kurti shtoi se tashmë edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë të qartë se është Serbia ajo e cila duhet të ndryshojë, në mënyrë qe të ketë zgjidhje e marrëveshje.
Deklarata e Kurtit vjen pasi ai gjatë ditës takoi kancelarin gjerman, Olaf Sholc me të cilin mbajti edhe një konferencë për media.
Në këtë konferencë u rikonfirmuan edhe njëherë marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës e Gjermanisë.
Gjatë ditës, Kurti pati takime dhe me ministren e Punëve të Jashtme gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)