“Kurtit iu kërkua të djegë mandatet në Veri”, Vuçiç: Pritet krizë e madhe

4 Maj 2023 | 19:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se “një krizë e madhe pritet në Veri të Kosovës”, pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat në veri të vendit.

Kjo pasi siç ka thënë ai, në takimin e 2 majit në Bruksel, Kosovës iu kërkua që të djegë mandatet e kryetarëve të sapozgjedhur në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan.

“Kurti refuzoi, kishte një propozim për të bërë një zgjidhje të përkohshme në të cilën ata nuk do të merrnin zyrat e tyre më 28 maj sepse sigurisht që do të sjellë trazira dhe probleme, mendova se ishte një mundësi ideale që Kurti të dilte nga turpi i madh në të cilin e ka futur veten, pastaj kuptova se ishte në të vërtetë një plan, që ai edhe pse thotë se nuk është entuziast për këtë, ai është thelbësisht entuziast dhe e sheh si mundësinë më të mirë për t’i dëbuar serbët nga veriu i Kosovës”, tha ai.

Në një konferencë para gazetarëve, mbrëmjen e së mërkurës Vuçiç vazhdoi propagandën e tij në dëm të Kosovës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti mendon të qeverisë me 3.4 për qind, dhe gjoja “në dëm të serbëve”.

Ai as këtë herë nuk la pa përmendur dhe akuzuar edhe ndërkombëtarët, për të cilët tha se “po e mbështesin kryeministrin e Kosovës në përpjekje për të thyer rezistencën serbe”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026