Kusari-Lila: Nuk vendos Lista Serbe për nënkryetarin e Kuvendit, nuk janë ata “leva”
Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, nga selia e partisë në komunikim për mediat, u shpreh se nëse aktgjykimi i plotë thotë se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituar nëse nuk zgjidhet një nënkryetar nga krahu i komunitetit serb, pa specifikuar grupimin politik, me të drejtën e tyre për të propozuar, atëherë nuk e ka këtë levë Lista Serbe.
“Kushdo në të ardhmen që zgjidhet nga përfaqësues nga parti të tjera të komunitetit serb, e kanë një mundësi për një demokratizim të mëtejshëm dhe pluralizëm të mirëfilltë te komuniteti serb,” u shpreh Kusari-Lila.
Ajo theksoi se çdo gjë do të varet në finale, cilido qoftë aktgjykimi, çdo përfaqësues nga partitë e tjera politike që nuk janë përfaqësues të Listës Serbe do të zgjidhen në kryesi të Kuvendit.
“Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me orientim politik, por ka të bëjë me ndjenjën e përgjegjësisë së shtetit të Republikës së Kosovës. Dhe në momentin që ne tregojmë se jemi të hapur në bashkëpunim me komunitetin serb, pa asnjë paragjykim, por jo me grupime politike që janë të involvuara dhe punojnë kundër shtetit të Kosovës,” përfundoi Kusari-Lila.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e Bregut dhe tjetërsimi pronave, GJKKO lë në burg për 4 të arrestuarit
- Rama: Për 30 vite nuk do të ketë leje ndërtimi në ato toka që digjen
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”