Kush do dëmshpërblehet për muratorin që ra nga kati i 9-të? Flet avokati Kameri…
Një punëtor ndërtimi, 28-vjeçari me iniciale Emiljano Frroku, ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati.
Avokati Ylli Kameri në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se përsa i përket dëmshpërblimit është një proces që ndodh pas përcaktimit të përgjegjësisë.
Mes tjerash nënvizoi se të drejtën për dëmshpërblim e gëzojnë të gjithë personat të cilët për shkak të lidhjeve të posaçme janë prekur nga humbja e të ndjerit
“Procesi i dëmshpërblimit është një proces civil i cili ndodh pas përcaktimit të përgjegjësisë administrative dhe pas përgjegjësisë administrative dhe pas përcaktimit të përgjegjësisë penale. Kryesisht zgjidhet përmes marrëveshjes. Familjarët në kushte depresive detyrohen të futen në kontrata që të marrin një shpërblim të menjëhershëm.
Nëse nuk arrihet në një marrëveshje përsa i takon masës së shpërblimit, atëherë palët i drejtohen Gjykatës. Të drejtën për dëmshpërblim e gëzojnë të gjithë personat të cilët për shkak të lidhjeve të posaçme janë prekur nga humbja e të ndjerit. Nëse është kryefamiljar të gjithë trashgimtarët e tij ligjor, përfitojnë një masë dëmshpërblimi. Në rastin konkret do të përcaktohet me ekspertë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve