“Është mëshirë”- Avokati për Amnistinë: Nëse do e bëja unë, do liroja edhe vrasësit

9 Maj 2024 | 21:50

Avokati Jordan Daci është shprehur se përplasjet mes formacioneve politike në Shqipëri lidhur me Amnistinë Penale janë një sherr pa pikë lidhje.

Komentet Daci i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se nuk është problem që nga amnistia të kenë përfituar persona të dënuar për korrupsion apo për terrorizëm.

Daci tha se nëse do ta bënte ai amnistinë do e bënte dy herë më të madhe, për të përfituar të gjithë të dënuarit, pasi sipas tij, të gjithë janë të barabartë.

Ai shtoi se për të nuk do të ishte problem që të jepte amnisti edhe për një vrasës, pasi sipas tij, është pjesë e mëshirës.

“Ajo është nje sherr idiot që nuk i shërben interesit publik. Amnistia udhëhiqet nga disa parime, si humanizmi, barazia. Personi kur dënohet nuk e ka më dënimin as nga SPAK e as nga Taku. Është i dënuar. Nuk është normale që një të dënuar për këto arsye që ne flasim, të mos e trajtosh në mënyrë të barabartë me të dënuarit e tjerë.

Nëse unë do isha vendimmarrës do e kisha bërë dy herë më të madhe amnistinë. Sepse burgjet tona… Edhe për vrasje, unë do t’i jepja amnisti edhe dikujt për vrasje, do i ulja një pjesë të dënimit. Është pjesë e mëshirës, e ka bërë Jezusi e të gjithë me radhë.

Qëllimi i dënimit nuk është që t’i masakrojmë për hakmarrje. Është që t’i japim një mundësi të dytë. Pse bota perëndimore, përshembull Skandinavia, edhe dënimin maksimal nuk e kalon 25 vite”, tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026