Kush do e drejtoj grupin e PD-së? Sula: Në krye Alibeaj, s’jemi kundër Berishës

2 Shtator 2022 | 10:27

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, tha se grupin parlamentar të PD-së do e drejtojë Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për Euronews Albania Sula, theksoi se ata nuk janë kundërshtar të Sali Berishës, por qasjet politike për drejtimin e PD-së janë të ndryshme

“Grupi parlamentar i PD do të jetë vazhdimësi nga aktiviteti i tij dhe sigurisht Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar  në detyrë.     Kreu i grupit parlamentar është Enkelejd Alibeaj.  Ne nuk jemi kundërshtar të Berishës, apo të PD-së, por kemi qasja të ndryshme për mënyrën e drejtimit të PD-së. “- tha ai.

Ai theksoi se rruga që ndoqi PD pas datës 25 prill kur humbi zgjedhjet ishte  një rrugë pa krye.

Ndër të tjera deputeti nënvizoi se Berisha nuk rregulloi gjë pas 9 shtatorit ndërsa shtoi se Basha nuk i ka pasur duart e zgjidhura, nuk ka pasur vendimarrje totale para 9 shtatorit.

Për Sulën sot Rama është në një moment që nuk arsyeton më, për shkak të dobësisë të opozitës.

Lexoni gjithashtu:

Spartak Ngjela: Berisha nuk vjen në pushtet me votë, kërkon krizë politike

“2.2 tonë drogë drejt Italisë me varkë me vela”, Berisha tregon pse iku Gledis Nano

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026